Mbyllen pa rezultat konkret negociatat e Korçës
Negociatat e Korçës mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh me interes dypalësh kanë mbyllur raundin e dytë. Pa një mbyllje përfundimtare duket se negociatat do të vijojnë sërish me një raund të ri edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli. Më poshtë deklarata për shtyp e shpërndarë pas takimit të Korçës:
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale. Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane. Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim
Add new comment