Turp!

Postuar në 16 Janar, 2018 11:19

Në dhjetor të vitit të kaluar peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj u shpall kampione e Botës duke fituar medalje ari në stilin e shkëputjes. Por historia është përsëritur ashtu si në vitin 2014 kur ajo rezultoi me doping pas suksesit në boterorin e Kazakistanit. Sipas Top Channel, testi antidoping e ka nxjerrë atë pozitive, duke i shtuar një tjetër njollë peshëngritjes shqiptare.

Më parë edhe Daniel Godelli u shfronëzua nga kampion i Botës pasi rezultoi pozitiv, ndërsa në listën e peshëngritësve që kanë marrë substanca të ndaluara janë edhe Erkand Qerimaj, Fetije Kasa dhe të tjerë sportistë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.