"Status diplomatik për punonjësit rusë të Qendrës Humanitare të Nishit"

Postuar në 04 Janar, 2018 13:32

Ministri i qeverisë serbe të Ana Brnabiç, Nenad Popoviç, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti” se punonjësve të Qendrës ruse Humanitare të Nishit, duhet t’u jepet status diplomatik.

“Punonjësit humanitarë rusë kanë shpëtuar jetët e njerëzve tanë në përmbytje dhe zjarre. Ata kanë pastruar më shumë sesa 4 milionë km2 territor me bomba të pashpërthyera të NATO-s. Si mund t’ua shpjegojmë qytetarëve se ushtarët e NATO-s, që e përmbytën me bomba Serbinë, u është dhënë status diplomatik, kurse humanitarëve rusë, që po pastrojnë Serbinë nga këto bomba, nuk e kanë këtë status”, është shprehur Popoviç.

Ky është një qëndrim që duket se përshkruan të gjithë kabinetin serb dhe presidentin e vendit. Pak muaj më parë, zyrtari amerikan, Brian Hoyt Yee kërkoi që punonjësve të Qendrës Humanitare të mos u jepet statusi diplomatik që shoqërohet me imunitet dhe privilegje, duke lënë të kuptohet se qendra e Nishit shërben për qëllime të tjera.

Vetë Presidenti serb, Vuçiç, nuk ka preferuar të prononcohet apo të ndajë qëndrimin rreth kësaj çështjeje që është kthyer në temë diskutimi mes Serbisë dhe SHBA-së.

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2018&mm=01&dd=04&nav_id=1...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.