Del me garanci O.S., PD-ja kërkon ndihmën e mediave
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për O.S. nga arrest me burg në detyrim paraqitje, pasi nga i akuzuari është lënë edhe garanci pasurore 5 milion leke reja.
O.S. u arresta në 1 nentor në Elbasan pasi në makinen e tij u gjetën 863 mije euro dhe patentat e lundrimit të ish-ministrit Saimir Tahiri. S. është nën hetim si pjese e dosjes për çështjen Habilaj ku akuzohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Për lirimin e bisnesmenit ka reaguar Partia Demokratike, e cila u ka kërkuar ndihmë mediave për të publikuar materiale audio të përgjimeve nga dosja Habilaj, të cilat janë servirur po nga PD një portali pranë saj.
Reagimi i PD
“Lirimi nga arresti me burg i O.S., në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.
Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe O.S.
Publikimi në media i pohimit të Ramës para deputetëve socialistë më 21 nëntor, se “gjetja e patentave në makinën e S. nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet”, ishtë mesazh për pengimin e drejtësisë. Partia Demokratike fton të gjitha mediat e vendit të vazhdojnë investigimin për çështjen “Tahiri”, pavarësisht pengesave nga Edi Rama. Partia Demokratike fton televizionet kombëtare dhe lokale të publikojnë materialet audio të bisedave të trafikantëve, që kanë patur nën kontroll qeverinë shqiptare për trafikun ndërkombëtar të drogës”
Add new comment