Ëndrra e papërmbushur e Martin Luther King

Postuar në 04 Janar, 2018 13:44

Më 28 gusht, 1963 aktivisti për të drejtat e zezakëve, Martin Luther King mbajti një fjalim para mijëra njerëzve në Uashington, të cilin e quajti “Unë kam një ëndërr”. Por, siç ndodh zakonisht me njerëz që frymëzojnë kur flasin për ndryshim, barazi apo liri edhe fundi i pastorit nga Atlanta ishte destinuar: Ai u vra më 4 prill 1968, në moshën 39-vjeçare teksa kishte planifikuar “Marshimin e të Varfërve” në Uashington.

50 vjet pas vrasjes së tij, pyetja është shumë specifike: Cfarë ka ndodhur vërtet me ëndrrën e Martin Luther King? Në vitin 2013 në mediat sociale  u shfaq një  hashtag #BlackLivesMatter, një prirje që u bë një lëvizje. Shkak u bë lirimi i të riut të bardhë George Zimmerman, i cili kishte vrarë të riun afrikano-amerikan Trayvon Martin. Ky ishte vetëm fillimi, pasi në vitet që pasuan gjërat u përkeqësuan.

Në periudhën 2015-2016, afrikano-amerikanët e moshës 15-34-vjeç ishin 9 herë më të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u të vrarë nga forcat e sigurisë sipas një studimi të Guardian, ndërsa në këto dy vite  vrasjet e afro-amerikanëve të rinj ishin pothuajse dy herë më shumë se të bashkëmoshatarëve të  tyre të bardhë.

E gjithë kjo tregon se ëndrra e Martin Luther Kingut për barazi sociale dhe eliminimin e diskriminimit racor nuk është përmbushur.  Për sa kohë racizmi shtetëror dhe ai institucional mbeten një kërcënim i gjallë, fjalët tronditëse të Pastorit do të vazhdojnë të kenë kuptim edhe në  Amerikën e Donald Trump.

http://www.huffingtonpost.gr/entry/ti-apeyine-to-oneiro-50-chronia-meta-te-dolofonia-toe-martin-luther-king_gr_5a435ebfe4b06d1621b5f5e0?utm_hp_ref=gr-homepage

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.