Artikulli/Kina pushton ushtarakisht Tajvanin në vitin 2020

Postuar në 03 Janar, 2018 14:17

Gazeta “South China Morning Post”, me bazë në Hong Kong, publikon sot shkrimin e një analisti kinez që flet për mundësinë e pushtimit të Tajvanit nga Kina në vitin 2020.

Gazeta i referohet fjalimit të presidentit kinez, Xi Jinping, mbajtur në kongresin e 19-të ku foli për “ribashkimin si një strategji themelore të një ere të re të Kinës”. 

“Sipas raportit kjo erë e re i referohet periudhës nga tani deri në mesin e këtij shekulli. Deri në vitin 2050, Kina duhet të ketë arritur rilindjen e kombit kinez dhe të jetë bërë një fuqi socialiste moderne”, shkruan gazeta. 

Por ka edhe disa zhvillime të kohëve të fundit. Gazeta citon një diplomat në ambasadën kineze në ShBA, të jetë shprehur se “ditën që marina e ShBA mbërrin në Kaohsiung, është dita kur Ushtria jonë e Çlirimit të Popullit do të bashkojë Takvanin duke përdorur forcën ushtarake”.
Gazeta shkon më tej me hipotezat e ndërhyrjes kineze. Sipas saj, është kombinimi I disa faktorëve që mund të çojë në konfrontimin ushtarak, si p.sh, etiketimi nga administrata Trump, si rival strategjik dhe përfshirja e këtij përkufizimi në strategjinë e sigurisë kombëtare, shqetësimi i Pekinit për një lëvizje pro-pavarësisë në Tajvan dhe besimi se “tani ka aftësinë për ta zgjidhur problemin njëherë e mirë”.
Gazeta gjen edhe atë që mungon në këtë strategji: Pretekstin e sulmit. Ky mund të jetë vendimi i Tajvanit për të shkëmbimin e anijeve me ShBA, ndërkohë që eventualiteti i luftës hap një perspektivë tjetër për karrierën e presidentit kinez, Jinping, të cilit i përfundon mandati në vitin 2022. Në kushtet e luftës Xi Jinping do të vijojë të qëndrojë në detyrë për të siguruar suksesin e strategjisë dhe të vetë luftës. Po kështu një skenar lufte në këtë zonë, do të inkurajonte Korenë e Veriut në sulm ndaj Jugut, nisur nga fakti se sot, Kina është aleati kryesor i Phenianit dhe aktor kryesor në zhvillimit në atë zonë të botës. 

Një arsyetim pse viti 2020 shikohet si kohë e ndërhyrjes është fakti se ky vit është afër me vitin 2021, vit i përmbushjes së një prej “dy objektivave të shekullit”, që është statusi i një shoqërie me zhvillim të moderuar. 2021është edhe 100 – vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, që është një jubile që mund të shërbejë për të vënë në lëvizje akte force. 

http://www.scmp.com/comment/insight-opinion/article/2126541/china-planning-take-taiwan-force-2020

E vetmja e panjohur është aftësia ushtarake e Kinës për të përmbushur këtë objektiv. Gazeta referon burime të ndryshme, por përtej këtij aspekti teknik, i rëndësishëm mbetet fakti se çështja e Tajvanit shikohet e zgjidhur vetëm përmes opsionit ushtarak. Është interesant fakti se në artikull përjashtohet çdo analizë e ndërlikimeve ndërkombëtare që mund të sjellë një zhvillim i tillë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.