Kredi në rubla për blerjen e raketave S-400 nga Turqia
Turqia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e Ankarasë me raketat ruse tokë-ajër të modelit S-400. Marrëveshja me vlerë rreth 2.5 miliardë $, ka shkaktuar shqetësim në Perëndim për shkak se Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ky sistem nuk mund të integrohet në strukturën ushtarake të aleancës.
Siç njoftoi CNN Turk dhe media të tjera, asnjë detaj i marrëveshjes nuk është bërë publik dhe zyrtarët deri më tani kanë refuzuar të komentojnë mbi të.Por të mërkurën, kreu i konsorciumit të shtetit rus, Sergey Viktorovich Chemezovi i tha gazetës ruse Kommersant se Rusia do të bëjë furnizimet e para në mars të 2020 dhe se Turqia është vendi i parë i NATO-s që do të ketë një sistem të avancuar të raketave S-400.
Turqia do të paguajnë paraprakisht 45% të kostos dhe Rusia do të japë një kredi për të mbuluar pjesën e mbetur 55% . Më herët gazetat turke cituan presidentin Rexhep Taip Erdogan të thotë se Turqia do të marrë një kredi në rubla sipas marrëveshjes me Rusinë.
https://www.cnnturk.com/dunya/son-dakika-s-400-anlasmasinda-imzalar-atildi
Add new comment