Kouchner: “BE-ja të bojkotojë presidencën austriake”
Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner kërkon që Bashkimi Europian të bojkotojë presidencën austriake. Përmes një letre të publikuar në gazetën “Le Monde”, Kouchner e cilëson kabinetin e ri qeveritar të Austrisë si trashëgimtar të Nazizmit, duke iu referuar aleatëve të ekstremit të djathtë të kancelarit Sebastian Kurz.
Letra është firmosur edhe nga Benjamin Abtan, themelues i European Grassroots Antiracist Movement dhe Beate dhe Serge Klarsfeld, themelues të “Sons and Daughters of Jewish Deportees” nga Franca.
Sipas nënshkruesve të letrës, BE-ja ka treguar apati dhe heshtje fajësuese për ardhjen në pushtet të Partisë së Lirisë duke tërhequr vëmendjen edhe ndaj opinionit në tërësi që po harron atë që ndodhi në Europë në vitet ’30, pasojat e të cilës kontinenti i pagoi shumë shtrenjtë.
Add new comment