Bie popullariteti i Merkel

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 20:38

Thuajse gjysma e gjermanëve nuk dëshirojnë që kancelarja Angela Merkel të qëndrojë në detyrë edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Vlerësimi vjen nga një sondazh i kryer nga kompania e anketimeve YouGov dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA.

47% e pjesëmarrësve u shprehën kundër qëndrimit të Merkel në krye të vendit, 36% pro, ndërsa 17% ishin të pavendosur. Mbështetja ndaj kancelares ka rënë ndjeshëm në 3 muajt e fundit, që përkon edhe me krizën politike që ka mbërthyer Gjermaninë

Kujtojnë se më 7 janar fillojnë bisedimet paraprake midis Kristian Demokratëve dhe Social Demokratëve për të formuar një qeveri. Në qoftë se nuk do të ketë koalicion të ri të madh, atëherë alternativë është një qeveri e pakicës së Kristian Demokratëve me mirëkuptimin e Social-demokratëve, zgjedhje të reja ose rifillim i bisedimeve paraprake mbi formimin e një qeverie të tipit “Xhamajka” mes Kristian Demokratëve, Liberalëve dhe të Gjelbërve. Megjithatë, opsioni i fundit është i mundur vetëm me kushtin e vendosur nga  kryetari i FDP,  Christian Lindner për largimin e Merkelit si kancelare.

http://www.huffingtonpost.gr/entry/enas-stoes-deo-yermanoes-eper-tes-pro...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.