Komunizmi tingëllon bukur tek amerikanët e brezit të ri

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 14:21

Në një postim në Twitter për Halloween, Donald Trump shkruajti me shaka se kishte mundësinë që t'i jepte një mësim të rëndësishëm politik vajzës së tij të vogël. "Unë do t'i marr gjysmën e karameles Chloe-s sonte dhe t'ia jap një fëmije që ëshë ulur në shtëpi. Nuk është kurrë herët ta mësojmë atë për socializmin"- shkruan Trump. 

Sipas anketës së fundit nga Fondacioni për Përkujtimin e Viktimave të Komunizmit, një organizatë jofitimprurëse kjo me bazë në Uashington, një në dy  amerikanë të brezit të këtij mijëvjeçari thotë se ata do të jetonin më mirë në një vend socialist apo komunist sesa një demokraci kapitaliste.

Për më tepër, 22% e tyre kanë një këndvështrim të favorshëm të Karl Marx dhe një numër i habitshëm e shohin Joseph Stalin dhe Kim Jong Un si "heronj".
Kjo është ajo që tregojnë numrat.
"Brezi i mijëvjeçarit tani përbën gjeneratën më të madhe në Amerikë dhe po shohim disa tendenca shumë shqetësuese", tha Marion Smith, drejtor ekzekutiv i organizatës. "Mijëvjeçarët po kthehen gjithnjë e më shumë nga kapitalizmi te socializmi, madje  komunizmi shihet si një alternativë e besueshme".

Sondazhi, i cili u krye nga hulumtimi inYouGov, zbuloi se brezi i mijëvjeçarit është nmë pak i dituri mbi këtë temë.  71% dështojnë të identifikojnë përkufizimin e duhur të komunizmit.

Smith shpjegoi se kjo "kthesë shqetësuese" thekson analfabetizmin historik të përhapur në të gjithë vendin dhe "dështimin sistematik të sistemit tonë arsimor për t'i mësuar studentët mbi genocidin, shkatërrimin dhe mjerimin e shkaktuar nga komunizmi që nga revolucioni bolshevik njëqind vjet më parë".

Gjetjet e tjera tregojnë se 53% e brezit të mijëvjeçarit beson se sistemi ekonomik i Amerikës punon kundër tyre.  Ndërsa, 66% e moshës 16-20 vjeç, thonë se sistemi punon për ta.

Kur është fjala për ndarjen e pasurisë, amerikanët duket të jenë në të njëjtën mendje, me 80% që mendojnë se është një çështje serioze, nga 78% një vit më parë. Ata gjithashtu pajtohen më së shumti (68%) se të të pasurit nuk paguajnë pjesën e tyre të drejtë në taksa.

"Ky raport tregon qartë nevojën e të rinjve tanë për edukimin mbi implikimet e rrezikshme të idealeve socialiste", tha Smith. "Do të vazhdojmë të punojmë me edukatorët për të ndërtuar kurrikula për të adresuar këtë nevojë të rëndësishme".
http://www.marketwatch.com/topics/journalists/shawn-langlois

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.