“Jam rusofil i përkushtuar”
Boris Johnson i ka shtrirë dorën e miqësisë të Moskës duke thënë se ai vetë është një “rusofil i përkushtuar”, ndërsa ka hedhur poshtë zërat se ekzistojnë dëshmi për ndërhyrje ruse në çështjen e Brexit dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit. Sekretari i Jashtëm britanik është i pari që viziton Moskë pas vrasjes së ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006 në Londër, duke çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Boris Johnson tha se është "pro-rus", pavarësisht nga fakti se Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke kaluar një periudhë të vështirë në marrëdhëniet mes tyre.
Ministri i Jashtëm rus kritikoi me elegancë homologun britanik dhe kolegët e tjerë perëndimore duke thënë se "ju keni pikëpamjet tuaja mbi arsyet e" marrëdhënieve të këqija dypalëshe dhe "preferoni t’i përmendim ato publikisht. Ne do të preferonim të diskutonim shqetësimet tona të përbashkëta ballë për ballë". "Ka mospajtime të thella në pikëpamjet tona, por ne kemi një përgjegjësi për të gjetur një mënyrë për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive” u përgjigj Johson në përpjekje për të ulur tonet.
Lavrov dhe ministri i Jashtëm britanikë diskutuan ndër të tjera për çështjen e Koresë së Veriut, programin bërthamor të Iranit dhe Sirinë. Veçanërisht, të dy vendet kanë pikëpamje të kundërta kryesisht në çështjet e Ukrainës, ku Londra akuzon Moskën se mbështet rebelët separatiste pro-ruse në lindje, dhe Sirinë ku Rusia mbështet presidentin Bashar al-Assad. Johnson diskutoi, ndër të tjera, me Lavrovin dhe masat e sigurisë në pikëpamje të Kupës Botërore që do të mbahej në Rusi në 2018.
http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/110695/synantisi-lavrof-tzonson-sti-...
Comments
Eh!
Po cfare tjeter mund te presesh nga nje njeri me emrin Boris?
Add new comment