Përplasje mes Kishave Orthodhokse për territoret shpirtërore

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 10:04

Kisha Autoqefale e Shkupit kërkoi anëtarësimin në Patriarkanën Bullgare, duke ngjallur reagimin e  Kishës Ortodokse Serbe dhe disa kishave të tjera. Në kërkesë parashtrohej nevoja që Kisha Maqedonase  të dilte nga izolimi në të cilin ajo e gjeti veten pas shkëputjes së Patriarkanës së Serbisë.

Kisha e Shkupit nuk njihet nga kishat e tjera ortodokse, të cilat e konsiderojnë atë si përçarëse pas autoqefalisë së shpallur nga Kisha Serbe, të cilës i përkiste deri në vitin 1967.  Kisha serbe e konsideron autoqefalinë  të parregullt dhe  në shkelje të ligjshmërisë kishtare e cila është imponuar për arsye politike nga regjimi komunist.

Në mbledhjen e fundit të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë është diskutuar gjerësisht për këtë çështje që sipas saj mund të shkaktojë tensione të reja midis kishave ortodokse dhe të zgjon pasionet e së kaluarës në Ballkan. Kisha Greke i kërkon Kishën e Bullgarisë, që të mos i hapë rrugë një veprimi provokues, i cili sipas saj në thelb përbën ndërhyrje brenda Patriarkanës serbe, pasi zona e Shkupit është territor shpirtëror i Kishës Serbe."Sinodi i Kishës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me faktin e ndërhyrjes së Kishës Bullgare në juridiksionin e Kishës e Serbisë, akt i cili është në kundërshtim me Kanunet e Shenjta dhe Traditën e Kishës. thuhet në njoftim.

http://www.protothema.gr/greece/article/742091/adidra-i-ekklisia-tis-ell...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.