Arabia Saudite lejon hapjen e kinemave
Pasi lejoi që gratë të drejtojnë makinat dhe u bë vendi i parë në botë që u dha shtetësi robotëve, Arabia Saudite hoqi “moratotiumin” e ndalimit të kinemave duke lejuar përsëri hapjen e këtyre zonave rekreative siç njoftoi Ministria e Kulturës së këtij vendi. Sipas të njëjtit burim, autoritetet do të lëshojnë licenca operative për hapjen sërish të kinemave pas 35 vitesh ndalim.
"Është një kohë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë kulturor në vend," tha një njoftim nga ministri i Kulturës Awad al-Awad. Si pjesë e një plani ambicioz të reformave ekonomike dhe sociale të mbështetur nga Princi i Kurorës, Mohammed ben Selmanit, qeveria kërkon të promovojë forma argëtuese, pavarësisht kundërshtimit nga qarqet ultra-konservatore. Në janar, myftiu i Arabisë Saudite shprehu zemërim e tij për mundësinë e rihapjes së kinemave, duke argumentuar se ato do të jenë hapësira "imoralitet", sepse favorizojnë përzierjen e gjinive.
Add new comment