Edhe Shqipëria në Konferencën Islamike, deklaratë për Palestinën

57 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, mes të cilave edhe Shqipëria, përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në çështjen e Palestinës, me formimin e dy shteteve, dhe u kërkuan vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor, si kryeqytetin e tij të pushtuar.
Samiti u thirr jashtë radhe nga Turqia, që mban presidencën e radhës të organizatës. Samiti ishte një kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe shpalli Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë hapat e saj.
“Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes. Vendi tregoi se është plotësisht i njëanshëm në favor të Izraelit”, tha Abbas.
“I ftoj të gjitha kombet që e vlerësojnë ligjin ndërkombëtar dhe drejtësinë, ta njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez. Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë armiqtë. Neve na lipset një zgjidhje diplomatike. Duhet t’ia ndalojnë Izraelit gllabërimin e tokës palestineze nga dita në ditë. Dhe nuk duhet t’i pranojmë politikat e sjelljen që ai na afishon përditë”, tha Erdogan.
Ftesa për këtë samit iu dërgua të gjithë kryeministrave dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të organizatës. Burimet saktësojnë se, për shkak të urgjencës në organizimin e samitit dhe përplasjes me axhendën e udhëheqësve shqiptarë, Shqipëria u përfaqësua në nivel ambasadori.
Comments
Kjo eshte koha e burrave te etur per lufte dhe pushtet.
Lufta eshte tek pragu. Ne Shqipetaret duhet te jemi te bashkuar te mbrojme vehten. Por gjithashtu te kemi aleanca te forta. Aleati me i mire dhe qe e ka treguar vehten gjithmone ne mbeshtetjen tone eshte Amerika.
Add new comment