ShBA bëjnë një hap pas: Të bisedojmë me Korenë e Veriut
Kim Jong Un duket se ka fituar bastin me ShBA. Dy javë pas testit më të fundit bërthamor të zhvilluar nga Korea e Veriut, sinjalet nga Washingtoni janë zbutur për shtetin komunist. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se ShBA është e gatshme të bisedojë, duke u tërhequr nga kushtet e deritanishme për Phenianin, sipas të cilave çdo negociatë duhet të paraprihej nga heqja dorë enga arsenali bërthamor.
“Le të takohemi”, citohet të jetë shprehur Tillerson gjatë një fjalimi në Këshillin e Atlantikut.
Reuters raporton se Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë disa veprime të tjera pas kësaj deklarate, si p.sh “një deklaratë ambigue që mund të lërë të kuptohet se Trump ka aprovuar hapjen e bisedimeve”.
“Presidenti nuk e ka ndryshuar qëndrimin mbi Korenë e Veriut. Veprimet e Koresë së Veriut nuk janë mirë për askënd, as për Korenë e Veriut”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Mesazhi i Tillerson u parapri nga deklarata të Jong Un që premtoimse Korea e Veriut do të zhvillojë armë të tjera bërthamore. Kushti i ri i ShBA është që përpara negociatave duhet të ketë një periudhë qetësie, në funksion të një klime të re komunikimi. Mbetet për t’u parë formati që do të zgjidhet për negociata, ndërkohë që Tillerson ka zbuluar se ShBA është duke diskutuar me Kinën sesi do të sigurohen armët bërthamore të Koresë së Veriut në rast të një kolapsi të qeverisë së kësaj të fundit.
Add new comment