Gjykata Evropiane do të vendosë nëse Ligji Islamik mund të anashkalojë Ligjin Civil të një Shteti
A mund të rregullohet ligji i sheriatit fetar islam në legjislacionin e brendshëm të BE-së. Kjo është një çështjet që po shqyrton Dhoma e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata dëgjoi këtë javë një rast që përfshin zbatimin e ligjit të sheriatit në një mosmarrëveshje për një çështje trashëgimie mes shtetasve muslimanë të Greqisë. Pasi burri vdiq, gruaja trashëgoi të gjithë pasurinë e tij nën vullnetin e tij të shkruar sipas ligjit grek.
Megjithatë, dy motrat e burrit thonë se me ligjin e sheriatit pasuria ndahet edhe mes tyre sepse vwllai i tyre ishte anëtar i bashkësisë myslimane në Thrakë dhe në këtë rast është myftiu që duhet të mbikëqyrë këtë proces.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut theksoi se "rasti mbështetet në mënyrë të veçantë mbi 1920 Traktatin e Sèvres në vitin 1920 dhe Traktatin e Lozanës në 1923, që përcakton se ligjin fetar islam zbatohet për shtetasit grekë myslimanë".
Një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Londër ndërhyri "për shkak të rëndësisë së çështjes në ligjin Evropian dhe pasojat e saj për vende të Evropës, përfshirë Britaninë e Madhe.
"Ne ndoqëm rastin për ta bërë të qartë se ligji i sheriatit është në thelb i papërputhshëm me të drejtat e njeriut"- shkruan Tim Dieppe, kreu i politikës publike të Konfrencës së Krishterë, në faqen e internetit të organizatës. "Ne shpresojmë dhe lutemi që gjyqtarët ta shohin këtë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat".
Ndërsa Christian Concern e përshkruan ligjin e sheriatit si "diskriminues" dhe thotë se ndërhyrja e tij në këtë rast sjell në dritë probleme të ndryshme që rrjedhin nga përdorimi i ligjit të sheriatit edhe në Mbretërinë e Bashkuar. "Përdorimi i Sheriatit ka çuar në promovimin e shoqërive paralele brenda Mbretërisë së Bashkuar," i tha ai në një deklaratë për CBN News. "Sheria vetë në mënyrë joproporcionale ka fyer gratë dhe nuk u jep të drejta ligjore jo-muslimanëve".
"Një vendim sipas tw cilit ligji i sheriatit duhet të kenë përparësi mbi të drejtën civile të shtetit do të vendosw një precedent alarmant për Këshillin e Shteteve Anëtare të Evropës, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar"-shkruan Tim Dieppe. "Pwrkundrazi, vendimi që ligji civil duhet të anulojë ligjin e sheriatit do të kishte dobi ligjore në të gjithë Këshillin e Evropës"-shton ai.
"Ne shpresojmë që Gjykata do të vazhdojë linjën e përparësisë që Sheriati është e
i papajtueshwm me një shoqëri demokratike"- thotw ai për CBN News. "Megjithatë, nëse Gjykata do të vendosë që ligji i sheriatit duhet zbatuar në rastin e zonjës nga Greqia ajo në thelb do të vendosw që Sheriati mund të gëzojnë epërsi ligjore mbi legjislacionin e brendshëm të një kombi"
Në Greqi, kryeministri njoftoi një projekt-ligj që do të zbatonte ligjin e sheriatit në Trakë opsionalisht. Projektligji thotë se ligji civil anashkalon ligjin e sheriatit, përveçse nëse të gjitha palët bien dakord të respektojnë ligjin e sheriatit.
Comments
Perderisa Gjykata e Larte ne
Perderisa Gjykata e Larte ne Gjermani lejoi synetllekun tek bebet dhe femijet, kundra ligjeve dhe kushtetutes gjermane, kuptohet se edhe sheriatit do ti behet vend ne Europe, dhe prit kur te gjithe te hedhin vallen muhamedane mesjetare!
Add new comment