Stoltenberg: KFOR nuk do të largohet nga Kosova
KFOR nuk do të largohet nga Kosova. Kështu është shprehur dje në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka sqaruar se misioni ushtarak në Kosovë do të vijojë të ushtrojë detyrat e veta.
“Ne nuk kemi plane të largohemi nga Kosova. KFOR luan një rol të rëndësishëm për të krijuar siguri dhe stabilitet në Kosovë. Misioni ynë është i kushtëzuar, që do të thotë se çdo reduktim në numër trupash do të bazohet nga faktet e terrenit. Kjo është diçka që ne do ta ndjekim dhe kjo nuk është në axhendën tonë tani sepse ne vlerësojmë se në terren është kërkon prezencën e NATO-s në Kosovë”, tha drejtuesi politik i Aleancës.
I pyetur nga reporterët serbë lidhur me disa deklarat të politikanëve shqiptarë se KFOR është pengesë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, Stoltenberg është përgjigjur se “çdo ndryshim në mandatin e Forcës së Sigurisë të Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
KFOR operon në Kosovë që nga viti 1999 në zbatim dhe përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.
Add new comment