Llalla i pabesueshëm, suksesi lidhet me prokurorin e ri

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 14:36

Teksa Adriatik Llalla është në orët e fundit të mandatit, nga qeveria rezervohen për të dhënë rezultate mbi operacionin "Forca e Ligjit" dhe kapjjen e grupeve kriminale. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa e lidh suksesin e këtij operacioni me ndryshimet në Prokurori.

“Ky është një proces, jo më pastaj identifikimi, zbulimi, gjurmimi dhe krijimi i provave të nevojshme për t’i çuar përpara përgjegjësisë penale. Dhe ky do të jetë një proces në të cilin policia ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta, prokuroria gjithashtu ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Natyrisht me ndryshimet e rëndësishme që do të pësojë prokuroria si rrjedhojë e reformës në drejtësi, unë jam shumë i bindur që do të kemi një partneritet tjetër dhe një marrëdhënie shumë më të besueshme seç kemi sot”- deklaroi Xhafa.

I pyetur deri ku kanë arritur kërkimet përsa u përket tre ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për çështjen “Habilaj”, Xhafa dha këtë përgjigje. “Unë jua shpjegova që nuk merrem unë me çështje të kërkimit, të cilitdo që kërkohet nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka detyrën për të bërë këtë gjë dhe unë besoj që është duke e bërë”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.