Tentativa nga Shoqata Kombëtare e Armëve për një takim Trump-Putin

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 17:35

Një operativ konservator  thuhet se ka punuar për të ngritur një "takim pas kuintave" mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë fushatës presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe për këtë ishte  planifikuar të shfrytëzohej një konventë e Shoqatës Kombëtare të Armëve.

The New York Times shkruan se ka në dorë marrë një korrespondencë email-i në të Majit 2016  me titull "Kremlini Connection", që u shkëmbye mes agjentit Paul Erickson dhe këshilltarit të fushatës së Trump, Rick Dearborn. Sipas Times, anëtar i Shoqatës  donte këshillën e z. Dearborn dhe senatorit të  Alabama-s Jeff Sessions, se si të vazhdohej me lidhjen e dy liderëve.

Rusia, shkruante ai “është në heshtje, por në mënyrë aktive kërkon një dialog me SHBA" dhe do të përpiqet të përdorë konventën vjetore të NRA-së në Louisville, për të bërë "kontaktin e parë" mes dy liderëve. Putini është tmerrësisht serioz për ndërtimin e një marrëdhënie të mirë me z. Trump. Ai dëshiron t’i japë një ftesë për z. Trump të vizitojë atë në Kremlin para zgjedhjeve. Le të flasim me senatorin Sessions se si të vazhdohet" shkruhej në postën e anëtarit të NRA Paul Erickson”

The New York Times shkruan se email-i, i cili  ishte në mesin e një pirgu dokumentesh që lidhen me fushatën presidenciale u dorëzua tek hetuesit në Capitol Hill dhe se rusët kanë përdorur shtyllat themelore të Partisë Republikane – veteranët dhe konservatorët e krishterë për të hyrë në kontakt me Trump.

https://www.rawstory.com/2017/12/bombshell-email-reveals-nra-link-to-att...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.