Verifikim tenderave të Tahirit
Të gjithë tenderët e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë që përkon me periudhën kur në krye të këtij dikasteri ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri do të verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Burime jo zyrtare i thanë Top-Chhanel se ky veprim i Prokurorëve po kryhet për të qartësuar se sa tenderë kanë fituar kompanitë që i përkasin biznesmenëve O. dhe L.S., babë e bir.
Veprimtaria e këtyre shoqërive është vendosur nën lupën e prokurorëve të dosjes “Habilaj-Tahiri”, menjëherë pasi O.S. iu gjetën me 863 mijë euro për të cilat përfaqësuesit e akuzës deklaruan në gjykatë se kanë dyshime se i përkasin ish-ministrit të Brendshëm.
Add new comment