Po shkohet drejt sigurimit të detyrueshëm të pronës

Postuar në 26 Nëntor, 2017 15:37

Kostot e mëdha në buxhetin e shtetit nga permbytjet apo zjarret kanë nxitur qeverinë të studiojë opsionin e Sigurimit të detyryeshëm të pronës, çka do të thotë tarifë fikse vjetore për banesat apo pronat e paluajtshme.

Megjithatë Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi thotë se po shkohet drejt këtij vendimi, por kjo kërkon një kohë të caktuar.
"Bërja e sigurimit të pronës të detyrueshëm është një vendimmarrje politike, që kërkon një analizë të thellë dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve. Por në lidhje me këtë çështje nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret. Unë e ritheksoj se përpara se të vendoset në ligj një detyrim për qytetarët, duhet që të rritet besimi i tyre, t’u garantohet mbrojtja nga abuzimet dhe të kemi një treg sa më funksional. Shërbimi që ofrohet duhet t’i përgjigjet nivelit të detyrimit që do të paguajë çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë"-thotë Koçi  në një intervistë për Monitor.

I pyetur për Tregun e Sigurimeve, Koçi thotë se ligji i vitit 2009 e ka liberalizuar tregun, por vetë ligji nuk ka krijuar një bazë të qëndrueshme për mbikëqyrjen rigoroze të tij. 
"Nga shoqëritë e sigurimit për tre vite (2014-2016) janë shlyer rreth 1.2 miliardë lekë, përsëri ngelet një shumë e konsiderueshme për t’u shlyer, (rreth 1.34 miliardë lekë). Për këtë jemi të angazhuar tërësisht që brenda vitit 2018 të realizohen të gjitha pagesat për periudhën 2002-2013, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme radhën e ndodhjes së ngjarjes për realizimin e këtyre pagesave"-shtoi kreu i Mbikqyrjes Financiare.

http://www.monitor.al/sfida-e-mbikeqyrjes-se-tregjeve-2/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.