Deputetja Duma bën lajm, propozon Parlament me dy dhoma

Postuar në 26 Nëntor, 2017 19:28

Grida Duma, deputete e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipëisë, ka dalë sot me një propozim, që nuk dihet nëse përfaqëson diçka nga mendimet politike të PD-së. Gjatë një fjale të mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare për Parlamentarizmin, Duma ka lëshuar shashkën e vjetër të një Parlamenti me dy dhoma.

“A duhet të vijmë ne një ditë me propozime konkrete, që këto që qenkan , ato duhet, në nivelin e paqes, bashkëpunimit, prosperitetit kthehen në rregulla loje. Ky është gjithë diskutimi, përndryshe kjo konferencë mund të përsëritet vite pas vitesh dhe mund të jemi në të njëjtat situata por edhe më keq sepse kemi regresuar në shpresë? A mund të diskutojmë për shembull, që ky parlamenti shqiptar të ketë dy dhoma, një prej të cilës ta ketë me senatorët dhe me eksperiencën e vet më të mirë? A ka ky popull mundësinë dhe luksin të humbë eksperienca të vyera  ish – presidentësh? A ka ky popull luksin të humbë presidencën e mendimit shqiptar të shkrimtarëve që janë marrë me politikëbërjen, me vendimmarrjen,  të mendimtarëve të tjerë që janë marrë me politikëbërjen dhe vendimmarrjen, eksperienca që në i gjemë në trotuaret e Shqipërisë tonë. Por nuk i gjemë atje ku duhet të jenë, në ballkonet e mendimit, dhe vendimmarrjes…”, tha Duma.

Ideja e Senatit është hedhur disa herë në skenën politike, por kësaj radhe ajo vjen nga një deputete e të djathtës zyrtare, si një mënyrë për të kapitalizuar ato që teorikisht quhen asetet njerëzore më të mira. Nuk është e vështirë të mosdallosh aty gjurmë të elitizmit snob që buron nga ndonjë i ashtuquajtur universitet, prej nga ku tregëtohen idetë e tregut dhe liberalizmit.

Është e çuditshme të shihet sesi zonja në fjalë, me një karrierë politike in vitro, nuk është dëgjuar që të flasë me të njëjtën gjuhë edhe për kapitalizimin e aseteve në PD, partinë ku ajo nuk dihet mirë sesi hyri, njësoj si edhe kryetari aktual, Lulzim Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.