Gudar Beqiraj jep dorëheqjen, shpëton Akademinë e Shkencave nga shkrirja e plotë

Postuar në 08 Nëntor, 2017 22:42

Nuk ka zgjatur shumë qëndresa e Gudar Beqirajt në krye të Akademisë së Shkencave. Në një takim të sotshëm me Presidentin Ilir Meta, ai ka paraqitur dorëheqjen nga detya në të cilën u zgjodh pa garë vetëm disa javë më parë. Në njoftimin e presidencës thuhet shprehimisht se Beqiraj ka përcjellë vendimin e tij duke shprehur formalisht se do të vijojë të kontribuojë për reformimin e Akademisë.

“Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Gjatë takimit, Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribuues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm…Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë, me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit”, njofton Presidenca.

AKti i Beqirajt, ndonëse i imponuar, shpëton në një farë mënyre Akademinë nga shkrirja, meqenëse largimi i tij është shenjë e një hapjeje për atë që qeveria e quan reformë. Në këtë linjë duket se qëndron edhe presidenti i vendit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Reforme, reforme, te mbajme veten ne forme! Reforme totale, pa patur me tej halle! Reforme kudo e ne gjithshka, do t'bejme hata! Tashme reforme te pergjithshme, gjithshka do te jete e hijshme! Reform ta hongsha ate zemer, se t'bukur e ke kete emer! Oj reform nuk e di se ne cfar konsiston, as me intereson se cfar ndryshon, rendesi ka qe poste nderton e pare leshon!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.