Erdogan - Musk, takim në pallatin presidencial në Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar dje një takim me miliarderin, novatorin dhe sipërmarrësin e njohur amerikan të Silicon Valley, Elon Musk. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial në Ankara dhe në të kanë asistuar edhe disa ministra dhe këshilltarë të Erdogan. Mediat turke shkruajnë se takimi pason një nismë të qeverisë turke për prodhimin e një makine në vend që do të plotësonte nevojat e tregut por edhe do të zgjeronte gamën e industrisë së rëndë në Turqi.
Vetë Musk është themelues dhe drejtues i Tesla, kompani që merret me prodhimin e automobilëve elektrikë, një sipërmarrje që synon të vendosë një tjetër paradigmë në tregun e madh të makinave. Takimi ka një rëndësi edhe formale, nisur nga raportet jo shumë të mira mes SHBA dhe Turqisë kohët e fundit.
http://www.hurriyetdailynews.com/erdogan-meets-musk-amid-local-car-effor...
Add new comment