Refuzimi i vizës amerikane për Dakon, përgjigjet ambasada e SHBA
Në media qarkulloi një lajm se kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij i është refuzuar apo anuluar viza amerikane.Si referim ishte cituar një burim nga një diplomat i lartë i selisë diplomatike të Shteteve të Bashkura në Tiranë, duke e përcorcuar bindjen me raportime në media për përgjimin e një kryebashkiaku të rangut të lartë të Partisë Socialiste dhe investigimin e BIRN se firma e nr 1 të bashkisë Durrësit ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.
Respublica kontaktoi ambasadën amerikane dhe pyeti nëse I është refuzuar apo anuluar viza kryebashkiakut të Durrësit, zotit Dako dhe mori përgjigjen se “Meqënëse të dhënat për vizat, sipas ligjit të SHBA, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”.
Një përgjigje që as e pohon dhe as e mohon se Dako mund të jetë në listën e funksionarëve të refuzuar për vizë amerikane. Respublica pyeti edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako lidhur me lajmin që qarkulloi në media, por ai nuk dha asnjë koment.
Një muaj më parë ishte ambasadiori amerikan Donald Lu që teksa denoncoi klanet dhe familjet që dominojnë aktivitetet kriminale në Shqipëri përmendi edhe lirimin gabimisht nga burgu të Lulzim Berishës. “Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht.
Klemend Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj”-deklaroi Lu. Kjo ndoshta nuk rëndon direct kryebashkiakun e Durrësit, por ndër emrat që ka firmosur për lirimin e të shumëpërolurit është edhe vetë kryebashkiaku I Durrësit.
Add new comment