PD bllokon reformën zgjedhore, propozon qeveri antimafia
PD ka përshkallëzuar qëndrimin e saj në raport me shumicën socialiste, duke vendosur të bllokojë reformën zgjedhore dhe të përqëndrojë të gjitha energjitë në denoncimin e lidhjeve të qeverisë me krimin.
“Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që të përdorë kriminelët dhe paratë e drogës për të blerë vota, t’i çojë ata para drejtësisë dhe ti lerë shqiptarët të vendosin të lirë me votën e tyre qeverisjen dhe qeverinë që dëshirojnë”
I pyetur për qëndrimin e PD-së lidhur me qëndrimin ose jo në detyrë të Adriatik Llallës edhe pas përfundimit të mandatit Basha la të kuptohet se nuk do të pranojë asnjë interpretim që mund të vijë nga pala tjetër për një prokuror të përkohshëm.
“Në rastin konkret qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqintepretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqëve të mëdhenj-theksoi Basha.
Add new comment