Luteri dhe Europa
Këto ditët e fundit në Europë u kujtua 500 vjetori i Reformacionit dhe autorit të saj Martin Luter. Konsiderohet një prej ngjarjeve që ka shenjuar historinë e Europës dhe madje edhe të njerëzimit në kuptimin e historisë se besimit fetar. Jubileu përkon në fakt me kohë të turbullta, ku feja ka rimarrë një rëndësi të madhe në narrativat e përditshme të identitetit individual, por edhe me një periudhë rënieje të madhe të rolit të saj në shoqërinë perëndimore. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-kreu i Bundestagut, Norbert Lammert, flet për krizën e besimit në Gjermani, vendi që është prekur më shumë nga kjo gjë. Për migracionin dhe sidomos për nevojën e kapërcimit të ndarjes që provokoi Luteri. Intervista i bën jehonë idesë së një Europe, që duket se ngatërrohet vazhdimisht në këmbët e institucioneve pas të cilave identifikon historinë e vet.
Figura e Martin Luterit ishte dhe mbetet kontraditkore. Ka kuptim ta përkujtojmë sot?
Mendoj se ky jubile, dhe ca më tepër, dhjetëvejçari i Luterit që i ka paraprirë, e kanë ndryshuar imazhin e tij qoftë mes katolikëve ashtu edhe mes protestanëve. Të parët e kanë lënë pas demonizimin e tij, të dytët shenjtërimin, në një sens që e humanizon atë, p.sh duke vënë në pah anët e errëta me të cilat nuk mundet sigurisht të idenfitikohet, duke filluar nga antisemtizmi i tij.
Por jubileu nuk ishte një sukses. Pati kritika për kostot e ekzagjeruara, për mungesën e një mesazhi, vizitorët e pakët në krahasim me parashikimet. Jeni dakord?
Nëse dikush priste që e gjithë shoqëria gjermane të elektrizohej në jubileun e 500 vjetorit, atëherë këto kritika janë të justifikuara. Por këto nuk ishin pritmëri realiste. Mund të them ama që shteti e ka ndjekur këtë jubile me qasjen e duhur, njësoj siç bën për Lojërat Olimpike, apo për Botërorin e futbollit, sepse është e drejtë dhe logjike që kjo të bëhet në këtë tip manifestimi. Aq më tepër që Reform aka qenë një ngjarje historike e një rëndësie themelore për historinë tonë kombëtare dhe për historinë kultorore europiane.
A janë vizitorët e pakët apo mungesa e elektrizimit një shenjë e dekrisatianizimit të shoqërisë? Përqindja e personave që deklarohen anëtarë të një Kishe në Gjermani është në minimumin historik.
Tashmë prej kohësh, në thuajse të gjitha shoqëritë moderne, sigurisht edhe në Gjermani, vëmë re që lidhjet me institucionet po dobësohen. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kishat, por edhe me partitë politike, sindikatat, bashkimet sportive. Kudo ku pakësohet dëshira për t’u lidhur me institucionet. Por kjo nuk do të thotë që po bie interesi ndaj politikës, sportit, besimit. Unë mendoj se dekristianizimi është një përfudim i nxituar. Është e vërtetë, sondazhet na tregojnë se përqindja e atyre që shprehen të lidhur me një Kishë në Gjermani nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët, por në të njëjtën kohë ato regjistrojnë një shumicë të stabilizuar që na flet se busulla e orientimit të saj është te vlerat kristiane. Kjo mospërputhje është një sfidë për të gjithë: kishat, partitë dhe institucionet e tjera.
Nga njëra anë një shumicë e orientuar mbi vlerat kristiane, nga ana tjetër një shumicë që mbi temat si imigracioni reagon me mbyllje dhe refuzim. Nuk flas vetëm për Gjermaninë, është një kontradiktë që regjistrohet në shumë vende të tjera europiane. Pranimi I kulturës së mikpritjes, nuk është një test i orientimit kristian?
Ish-presidenti ynë, Joachim Gauck ka thënë në një fjalim dedikuar migracionit se “zemra jonë është e madhe, por mundësitë tona janë të kufizuara”. Nuk më duket se nuk është një vëzhgim kristian. Në Gjermani nuk ka ndonjë pakicë domethënëse që të vërë në diskutim parimet e Kushtetutës sonë dhe të detyrimeve në termat e të drejtave të njeriut, duke mbështetur se askush, as edhe ai që është I persekutuar duhet të marrë azil në Gjermani. Por ka një skepticizëm të kuptueshëm mbi idenë se ne duhet të presim apo deri edhe të ftojmë të gjithë ata që, ndonëse mund të mos jenë të persekutuar, duan të vijnë të jetojnë në Gjermani në vend se të qëndrojnë në vendin e tyre. Një kultura e mikpritjes, sipas të cilës kushdo që do të vijë te ne është I mirëpritur, do të ishte, edhe me institucionet më të mirado të ishte një vizion I botës jo i mirëpeshuar.
Mendoni se ishte një rast i humbur që Papa Françesku nuk shkoi në Wittenberg me rastin e 500 vjetorit të Reformës?
Do të kishte qenë një gjest i madh kuptimplotë. Por duhet edhe të pyetet cili do të kishte qenë mesazhi. Ajo që më mungoi mua në jubile është vizioni i përbashkët dhe i shprehur për të kapërcyer skizmën që lindi me Reformacionin. As nga ana e katolikëve, as nga ana e protestanëve nuk ka një kuptim të saktë se mbi çfarë duhet të bazohet ekumenizmi? Ja sepse me kohë është krijuar një konsensus rreth shprehjes “diversitet i pajtuar” që për mua është një deklaratë reciproke për t’iu fshehur të vërtetës. Të dyja palët kanë braktisur idenë e tejkalimit të përçarjes dhe gjejnë strehë në këtë shprehje. Nëse kjo do të ndodhte mes besimeve fetare të mëdha të bptës, “diveristeti i pajtuar” do të ishte një zhvillim epokal [ër të gjithë njerëzimin. Por mes kristianëve, që nuk ka asnjë diferencë të qenësishme në besim, ta shpallësh këtë si objektiv, është të ngatërrosh mjetet me qëllimin. “Divesiteti i pajtuar” mund të jetë vetëm një rrugë drejt kapërcimit përfundimtar të ndarjes që nisi me Luterin. Dhe dyshoj se kjo konveniencë të ketë më lidhje me fenë sesa me nevojën e autokonfirmimit të institucioneve që duan të jenë më të rëndësishme sesa qëllimi për të cilin eksiztojnë.
http://www.corriere.it/cultura/17_novembre_04/martin-lutero-riforma-anni...
Përshtati shqip:" ResPublica
Add new comment