Konçesionet mbi 100 mln euro i lihen në dorë Gjiknurit
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin për konçesionet dhe partneritetin publik-privat, ku i lihet në dorë këtij organi hartimi i akteve dhe procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentraleve dhe termocentraleve private.
Sipas Top-Channel koncesionet me vlera të mëdha në energjetikë, që i kalojnë 100 milionë euro, do të jepen me procedura të lehtësuara. Me ndryshimet e reja ligjore, qeveria i përjashton këto investime nga rregullat që duhet të kalojnë normalisht koncesionet.
Në relacionin që shoqëron ndryshimet në këtë ligj, formula e konçesioneve nuk përjashton edhe mbështetjen buxhetore në raste të caktuara, por për këtë pikë ministria e Financave ka kërkuar që çdo projekt të kalojë më parë në shqyrtim nga ajo për efektin që do të ketë në financat publike. Në relacion qeveria shpreh qartë synimin për të vijuar ndërtimin e hidrocentraleve deri në momentin që vendi ynë do të arrijë të plotësojë vetë nevojat për konsumin e energjisë.
Add new comment