Shqipëria, hapa pas në të bërit biznes
Qeveria flet vazhdimisht për rritje ekonomike bazuar në parashikimet e saj apo Fondit Monetar Ndërkombëtar, por të dhënat tregojnë se të bërit biznes në vendin tonë është vështirësuar.
Kështu në raportin e raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” Shqipëria ka humbur 7 vende duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas.
Marrja e energjisë elektrike vazhdon të jetë sfidë për biznesin në vend duke e renditur Shqipërinë në vendin e 157 nga 190 ekonomi, por treguesi i pikëve është përmirësuar me 0.01% krahasuar me atë ku ishim një vit më parë.Në vendin e dytë renditet pagesa e taksave, ku Shqipëria ka regjistruar vendin e 125 me një përkeqësim prej 0.54% në raport me një vit më parë. Banka Botëroee ka marrë në analizën rimbursimin e tvsh-së për sipërmarrësit, ku nga 27 javë përpara një vit, tashmë duhen mesatarisht 37 javë.
Lejet e ndërtimit edhe pse duket se kanë shënuar përmirësim kohëve të fundit nuk kanë mundur të sigurojnë një renditje më të mirë sesa vendi i 106, por në raport me veten jemi përmirësuar në mënyrë modeste me 0.03%. Banka Botërore thotë se në raport me veten, bilanci është pozitiv me një përmirësim prej 0.96% krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë.
Shqipëria ka shënuar përmirësim në dy aspekte. Sigurimi i financimit, pra është përmirësuar aksesi për marrjen e kredisë që lidhet me amendimet në Kodin Civil, si dhe disa aspekte të falimentit. Aspekti i dytë me përmirësimin është pjesa e rregullimit të tregut të punës, ku Shqipëria ka amenduar ligjin për orarin e punës që lejohet në një javë, si dhe faktin që burrat dhe gratë të trajtohej njëlloj në rastet e shpërblimeve.
Add new comment