Pronat, akuzohet Bashkia e Himarës për falsifikime
Aleanca për Mbrojtjen e Pronës së Himarës akuzon Bashkinë e Himarës se ka hipotekuar trojet me dokumente false në favor të kompanive të ndërtimit nga kryeqyteti. “Në muajin Maj-Qershor të këtij viti Bashkia Himarë bëri një regjistrim (menaxhim) masiv pronash në plazhin Dhraleo të Palasës, në Adhendri dhe në plazhin e Perivolos të fshatit Gjilekates. Manaxhimi u bë dhe pronat u regjistruan në hipotekën Vlorë me procedurë të përshpejtuar.
Nga ky regjistrim përfituan të gjithë ata që kanë blerë dhe kanë marrë prona të grabitura me dokumente të falsifikuara”, deklaron shoqata.
Mes tyre kjo shoqatë akuzon: “Kompanitë e Samir Manes; pronari i një televizioni; persona në kërkim nga prokuroria Vlorë për përfitim pronash me falsifikim në bashkëpunim; persona të dënuar për gjobvënie dhe veprimtari kriminale në bashkëpunim; ish-nëpunës të hipotekës Vlorë; familjarë të ish-kryeplakut të fshatit Dhërmi”.
Më tej deklarata shton se “pjesa tjetër u regjistrua si pronë shtetërore për t’u dhënë me 1 euro investitorëve strategjikë”(TemaTV)
Më poshtë vendimi i bashkisë Himarë dhe lista e plotë:
Add new comment