Kotzias-Erdogan, jo të gjitha çështjet mbi tavolinë
Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzia të mërkurën e kaluar në Ankara shihet si një përpjekje për rikthimin e marrëdhënieve greko-turke në një trajektore normaliteti dhe shmangien e tensioneve në hapësirën ajrore të Egjeut.
Ministri i jashtëm grek zhvilloi takime me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu për gjithë axhendën e marrëdhënieve dypalëshe.
Në këtë drejtim, ftesa për presidentin Erdogan që të vizitojë Athinën (në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit) dhe realizimi i Këshillit të 5-të të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, i planifikuar për në shkurt të vitit ardhshëm arsyetohet si rigjallërim i kanaleve të komunikimit dhe mbajtje e temperaturës në nivele të kontrolluara.
Por vëzhguesit e marrëdhënieve greko-turke me përvojë theksojnë se për aq kohë sa gjithçka në Turqi varen nga vendimet dhe qëndrimet e Erdogan, çdo parashikim është i rrezikshëm.
Sipas tyre, nëse Presidenti turk nxjerr në tavolinë të gjithë agjendën e tij, mund të vendosë në siklet udhëheqjen politike greke, veçanërisht në çështje të tilla si demilitarizimi i Dodekanezit ose mosmarrëveshje mbi pakicën myslimane në Trakinë Perëndimore.
Sa i përket çështjes së fundit, Kotzias dhe Çavuşoğlu nuk u pajtuan publikisht, nëse duhet të quhet pakicë myslimane apo turke. Kjo, pavarësisht lëvizjeve specifike të qeverisë greke për të përmbushur kërkesat specifike të Turqisë në Trakën Perëndimore, mbi krijimin e kopshteve dygjuhëshe të fëmijëve.
Add new comment