"Drejtori i ri i SHISH, zgjedhje e Ramës për të qetësuar shërbimet partnere për dosjet e drogës"

Postuar në 30 Tetor, 2017 23:25

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar gjatë komenteve të tij në emisionin “Opinion” ku diskutohej për dorëhqejen e Visho Ajazi Likës nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, se përzgjedhja e Helidon Bendos si kandidat për drejtor të SHISH, është bërë për të qetësuar shërbimet partnere pas skandaleve me dosjet e drogës.

Manjani i është referuar faktit se Bendo ka qenë drejtor i Antiterrorit në SHISH, çka sipas tij jep kredencialin e të qenit njeri në bashëpunim me shërbimet partnere, që janë po ato që kanë hapur edhe dosjet e fundit të drogës që po trondisin politikën shqiptare.

Kështu funksionon në Shqipëri. Duhet ta mbash mirë  me dikë, që janë ato shërbime që kanë hapur këto dosje të drogës që sigurisht nuk janë krijuar nga prokuroria shqiptare. Ndaj mendoj se ka dyshime të arsyeshme që caktimi I këtij personi është një zgjedhje e Ramës për të qetësuar shërbimet partnere për çështjen e drogës, tha Manjani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.