Jo vetëm radarët, edhe tunelet e magazinat e ushtrisë në dispozicion të kanabisit
Shteti shqiptar ishte në dijeni të përmasave që kishte marrë kultivimi i kanabisit në vitin 2016 në Shqipëri dhe njohjes së problemit nga partnerët ndërkombëtarë. ABC News ka siguruar një raport sekret për drogën të vitit 2016 nga Qendra Monitoruese Europiane, ku Shqipëria renditet si një prej vendeve me prodhimin më të madh të kanabisit në Europë.
Dokumentet konfidenciale ishin dërguar parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Infomativ Shtetëror. Raporti i 2016 thekson se Guarda di Financa së bashku me Ministrinë e Brendshme përdorën avionët për të fotografuar plantacionet me drogë, por që nuk rezultoi efikas në terren.
Në fund raporti problematik për Shqipërinë evidenton se kultivimi i drogës kryehej në toka me pronësi shtetërore, në tunele, sera ose magazina. Ky konstatim implikon në dyshime sërish strukturat shtetërore dhe komkretisht Ministrinë e Mbrojtjes. Shumë tunele apo magazina që u përorën për kultivimin e drogës janë nën administrimin e Ministrisë se Mbrojtjes, e cila mesa duket ka çeduar edhe në këtë pikë.
Ministria e Mbrojtjes është nën akuzë edhe për problemet me sistemin e radarëve të hapësirës detare, të cilët dyshohet se kanë qenë të fikur gjatë kalimit të sasive të mëdha të drogës. LSI ka lajmëruar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë çështje, ndërsa një dosje e partnerëve për radarët dhe implikimin e strukturave shtetërore ndodhet në duart e Pokurorisë së Krimeve të Rënda.
Add new comment