Rusia: Bombardimi i Raqqas, njësoj si i Drezdenit më 1945
Rusia ka akuzuar SHBA-në se ka kryer bombardimi masive mbi qytetin e Raqqas- qendër e Shtetit Islamik – njësoj si në Drezden të Gjermanisë në vitin 1945. Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar përmes gjeneralit Igor Konashenkov se nga bombardimet në Raqqa kanë mbetur 45 mijë banorë nga 200 mijë që kanë qenë më parë.
“Raqqa trashëgon fatin e Drezedenit në 19454, i zhdukur nga faqja e dheut nga bombardimet anglo-amerikane”, tha ai. Sipas tij nxitimi i perëndimit për të ndihmuar financiarisht ringritjen e Raqqas është një përpjekje për të mbuluar gjurmët e një krimi që ka të njëtin autor. Duhet thënë se aktivistë në Perëndim kanë akuzuar po ashtu Rusinë për veprime kundër civilëve në Siri.
Add new comment