Tariq Ramadan akuzohet për përdhunim
Një profesor i Okafordit, këshilltar i qeverisë britanike për përballjen me terrorizmin, është akuzuar për përdhunim nga një aktiviste që dikur ka qenë ndjekëse e drejtimit salafist të Islamit. Fjala është për studiuesin Tariq Ramadan, i njohur edhe në Shqipëri, ku edhe ka qenë pak muaj më parë.
Lajmi raportohet fillimisht nga AFP, por është shpërndarë me shpejtësi në të gjitha mediat. Viktima që akuzon në këtë rast është Henda Ayari sipas të cilës ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 në një dhomë hoteli në Paris, ku Ramadan e ka ftuar pas një konference. Ayari ka publikuar edhe një libër në vitin 2016, “Zgjedh të jem e lirë”, ku përshkruan agresorin me emrin Zubair.
“Konfirmoj sot se Zubair i famshëm është Tariq Ramadan”, shkruan ajo në Facebook, njoftim që është shoqëruar me disa statuese të tjera për padinë ndaj Ramadan. Mediat raportojnë se Ramadan ka hedhur poshtë akuzat dhe po mendon të depozitojë një raport të vetin në polici.
I lindur në Zvicër, Ramadan është një studiues që pajton në qenien e vet prirjen reformatore me teorinë se Islami modern do të formësojë Europën që sipas tij është në krizë. Ai është nipi i Hassan al Banna, themeluesit të Vëllazërisë Myslimane.
Add new comment