Padia civile nga qeveria/70 ha tokë në Berdenesh me dokumente false

Postuar në 22 Tetor, 2017 11:06

70 hektarë në bregdeti  e Sarandës dyshohet se është tjetërsuar me dokumenta të falsifikuara.  Sipërfaqja ka qenë e kategorisë kullotë në Berdenesh, pak më poshtë se Kanali i Çukës, duke shkuar nga Saranda drejt Ksamilit.

Më datë 14.06.2006 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë ka marrë një vendim, konfirmuar mëpas edhe nga AKKP Tiranë më 12.09.2007, sipas të cilit “U kthehet trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Ilmi Dizdari, sipas dëshmisë së trashëgimisë 571 datë 7.11.1996, sipërfaqja prej 69.505 ha, tokë kullotë e ndodhur në Berdenesh, Sarandë, e kufizuar nga Lindja dhe Veriu me pjesën e kullotjes së Teqesë së Zallit; Jugu dhe Perëndimi – Deti”.

Në vitin 2014, Task Forca për problemet e pronave pranë Kryeministrisë ka zbuluar disa pika të dyshimta në marrjen dhe regjistrimin e pronës në fjalë, duke provokuar në janar 2015 fillimin e një çështjeje civile, me palë paditëse Këshillin e Ministrave, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit dhe të paditur Agjencinë e Kthimit e Kompensimit të Pronave, bashkë me Hipotekën Sarandë, si dhe gjashtë bashkëpronarë të fisit Dizdari.

Qeveria ka kërkuar goditjen për falsitet të vërtetimit të pronësisë datë 9.2.1996, lëshuar nga ish-Hipoteka Delvinë, vërtetimin e Hipotekës Sarandë, vërtetimin e pronësisë të ish-Hipotekës Delvinë, si dhe notën e transkriptimit të lëshuar më datë 25.9.1940 në favor të qytetarit Ilmi Shyqyri Dizdari.

Sipas shqiptarja.com, shteti kërkon pavlefshmërinë e vendimit që u ka njohur trashëgimtarëve të drejtën e pronësisë, si dhe të gjitha veprimet e mëvonshme që janë kryer me pronën. Në përfundim, kërkohet nga gjykata fshirja e regjistrimit hipotekor të kryer në 10.12.2007 në emër të palëve të paditura dhe njohjen e shtetit si pronar të sipërfaqes në fjalë. Më datë 14 prill 2015 Gjykata e Sarandës ka marrë vendim për marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke bllokuar çdo veprim mbi këtë pronë nga ana e pronarëve aktualë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.