"Memeci nuk foli", tradhëtia ka mbrojtje politike

Postuar në 20 Tetor, 2017 14:17

Që të enjten pas mesditës në shtëpinë e Saimir Tahirit u mblodhën mbështetës të ish-ministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Ky ishte sinjali i parë se Tahiri kishte marrë garanci për mbrojtje politike nga strukturat e Partisë, duke nisur nga baza e deri lart në kupolën drejtuese. 

Saimiri nuk foli në "Opinion" për mëkatet politike  të skuadrës politike ku bënte pjesë dhe tolerimin nga qeveria e tij të ekonomisë së kanabisit, por mbeti te gabimi naiv i shitjes së makinës kushërinjve të gradës së 10, të hetuar nga prokuroria italiane si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. 

Fatmir Xhafa la të nënkuptohet hapur se pas kërkesës për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, fshihet vullneti politik dhe jo ai ligjor. Përtej fakteve për Tahirin për të cilin mbetet në fuqi parimi i prezumimit të pafajësisë, ai dhe qeveria ku bënte pjesë nuk i shmangen dot përgjegjësisë politike për kthimin e vendit në një Kolumbi të Europës. 

Tahiri tha në Opinion se qeveria ku ai shërbeu u gjet e papërgatitur për të parandaluar mbjelljen masive të kanabisit. Në çdo rrethanë ky lloj pasiviteti implikon dhe i bën bashkëpërgjegjës në lulëzimin e fenomenit kriminal të kanabisit që ndoshta nga perspektiva e qeverisë është parë si mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.  
Tahiri dhe jo vetëm ai duhet të japin përgjigje dhe të flasin pse toleruan këtë situatë.

Nga institucionet shtetërore dhe kryësisht ato që përpunojnë statistikat nuk na është thënë se çfarë ndikimi ka në rritjen ekonomike të vendit ekonomia kriminale dhe veçantërisht ajo që ka të bëjë me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. 

Nën akuzë është gjithë asambli i qeverisë me në krye njeriun që në 2013 fliste për një polici të tradhëtuar nga brenda, me garancitë e politikës. Ja çfarë thoshte ky njeri në 2013 në një fjalim për situatën e krimit në vend dhe planin e tij për të reformuar policinë. 

Shqipëria do të ketë provën kuptimplotë se në qoftë se loja nuk shitet në kupolën e Ministrisë së Brendshme, skuadra e Policisë së Shtetit fiton në çdo ndeshje me krimin dhe me kriminelët.
Polica e Shtetit është e tradhtuar, e abuzuar, e rrënuar. Raporti profesionalizëm klientelizëm partiak, është përmbysur kokëposhtë. Dhe këto janë rezultatet. Struktura e drejtimit është e fryrë dhe e pakuptimtë. Kupola drejtuese është e inkriminuar dhe e paaftë. Ministri i Brendshëm është një partiak i rëndomtë, por i llojit më të keq. Papagallon kryeministrin sa herë nxjerrë kokën në ekran dhe merret vetëm me vendosje njerëzish dhe strukturash në funksion të zgjedhjeve.
Është një kupolë, ku Ministri i Brendshëm i radhës, dhe radhë pas radhe vjen si një lloj degradimi i species, dhe disa koka të mëdha në kupolën e Policisë së Shtetit e imponojnë, ndërkohë që janë aty për të përfituar. Po, po! Për të përfituar nga lidhjet me krimin. Këto koka të mëdha kanë garantuar edhe që kufiri tokësor të jetë një lloj zone e lirë ku mund të kalojnë trafikantë të çdo lloji, që sigurisht gëzojnë lidhjet e duhura me Ministrinë e Brendshme. Lexojeni raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, për lidhjet mes zyrtarëve të lartë të këtij shteti dhe krimit të organizuar. Ku mendoni se janë këto lidhje. Ka korrupsion të madh në lidhjet mes Ministrisë së Bujqësisë dhe fshatit, por nuk mund të flasim për lidhje me krimin e organizuar"

Këtij fjalimi nuk mund t'i heqësh asnjë presje për të përshkruar situatën aktuale me policinë e shtetit dhe tradhëtinë ndaj saj, sigurisht me përkujdesjen e duhur politike të qeverisë së radhës.
http://ps.al/te-reja/polici-e-tradhetuar-22-01-2013

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.