Policia tregon forcën me invalidët (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2017 00:47

Kur priten sqarime nga policia për akuzat e forta që e implikojnë atë në bashkëpunimin me rrjetet kriminale të trafikut të drogës, policia shqiptare gjen kohë të tregojë forcën me invalidët. Emisioni Fiks Fare ka përcjellë një kronikë mbi protestën e një grupi invalidësh në kryeqytet, të cilët fajësojnë kreun e shoqatës për zaptimin e godinës së dhënë me qira nga Bashkia e Tiranës.

Top-Channel raporton se invalidët dolën në rrugë, duke u përplasur ashpër me punonjësit e policisë. Kësaj here, në vendngjarje mbërriti shefi i komisariatit nr.3. Ky i fundit u tha protestuesve se do e zgjidhte ai personalisht. Bllokimi i rrugës zgjati sërish mbi 40 minuta, madje edhe me përplasje fizike ku disa protestues invalidë  u shtrinë në rrugë.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=366287#k3

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.