35 milionë dollarë rryshfet për Maduron e Venezuelës
Një megaskandal ka përfshirë Venezuelën, pas një videoje të publikuar nga ish-prokurorja, Luisa Ortega. Në video përcillet dëshmia e një drejtuesi të firmës braziliane Odebrecht që deklaron se i ka paguar presidentit të vendit, Nicoals Maduro, një rryshfet prej 35 milionë dollarësh. Personi që flet në video me prokurorët është Euzenando Prazerës de Azevedo, sipas të cilit ndërmjetës të Maduros kërkuan kontribute të mëdha për fushatën e tij të vitit 2013. “Ai kërkoi 50 milionë $, por unë rashë dakord të paguaj 35 milinë $”, ka dëshmuar Azevedo. Sipas tij, Maduro kishte dhënë garanci se firma Odebrecht do të favorizohej nëse do të ndihmonte që ai të fitonte zgjedhjet. Kompania braziliane përflitet se ka shpërndarë shuma të mëdha për disa qeveri në këmbim të kontratave të favorshme.
http://abcnews.go.com/International/wireStory/ousted-venezuelan-prosecut...
Declaración del presidente de Odebrecht-Venezuela, Euzenando Acevedo, sobre pagos a @NicolasMaduro Video completo en https://t.co/s6O8FfWbZ3 pic.twitter.com/K0s9a2r5PU
— Luisa Ortega Díaz (@lortegadiaz) October 12, 2017
Add new comment