“Xhamia, investimi më i madh i Turqisë në Shqipëri vitet e fundit”

Postuar në 12 Tetor, 2017 09:55

Gazeta “Shekulli” ka sulmuar sot qeverinë shqiptare përmes një opinioni kritik për marrëdhnëiet me Turqinë. Drejtuesi i Zyrës së Shtypit të Koço Kokoëdhimës, Arben Rrozhani, e titullon opinionin: “Ditmir, këndoje një këngë”, si formë sugjerimi për sukses ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ideja është e thjeshtë në ironinë e vet: meqë në Politikën e Jashtme nuk ja themi, hajde të kopjojmë fqinjët e suksesshëm. Rasti më i thjeshtë është ai i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, që ja merr këngës në pritje zyrtare e ndoshta ky është sekreti që Serbia po ecën jo keq.

Por këtij rromuzi të komisionuar nga ish-mentori i Edi Ramës, Kokëdhima, përmes fjalëve të Zëdhënësit të vet, i duhen pranëvënë edhe disa shifra. Rrozhani kujtohet të vendosë në tekst edhe një statistikë serioze për investimet e huaja në Shqipëri.

Qeveritë nuk lanë gjë pa bërë për t’i bërë udhëheqësit turq që të mos mërziten, duke fshehur apo hequr bustin e Skënderbeut nga kryeministria, apo duke pranuar ribërjen e historisë ku osmanët nuk dalin si pushtues, por si miq të shqiptarëve etj. Një xhami e madhe që po mbaron së ndërtuari pranë Parlamentit shqiptar është investimi më i madh turk në Shqipëri, vitet e fundit. Edi Rama, që shkon me dhe pa rast në zyrën e Erdoganit në Turqi, ende nuk ka arritur të sjellë një investim prodhues në Shqipëri”, shkruan ai.

Me siguri që këtu ka keqdashje, do thoshte ndonjë nga përfaqësuesit e qeverisë, sidomos nga këta të rinjtë që ia heqin pehashin kritikave duke u ankuar për keqdashje. Ndoshta dardha e ka bishtin mbrapa. Duhet të presim edhe ca, se ndoshta paratë vijnë.

http://shekulli.com.al/ditmir-kendoje-nje-kenge/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.