“Gramoz Ruçi, simbol i asgjëje. PS e shkëputur nga e kaluara”
Në intervistën për gazetën austriake “Standard” kryeministrit Rama është pyetur për atë çfarë përfaqëson zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të kuvendit, duke qenë se ka shërbyer si ministër i Brendshëm. Përgjigjia e kryeministrit, e cila është zbardhur nga “Panorama” ka qenë jo pak e sikletshme, për sa kohë që pyetja vjen nga media të huaja.
Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?
Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…
Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…
Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe Bunk’art, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?
Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?
Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një nje klub pijanecësh- si disa muaj më parë.
Add new comment