450 kg plehëra në 60 m2 plazh

Postuar në 06 Tetor, 2017 21:10

Njofton ambasada amerikane në Tiranë: 

Të premten e kaluar, sektori konsullor i Ambasadës Amerikane mori pjesë në një pastrim plazhi, në kuadrin e ditës së përvitshme të udhëheqjes së konsullatës. Tema e këtij viti ishte udhëheqja nëpërmjet dhënies së shembullit të mirë. Dhe ata e bënë këtë duke përveshur mëngët dhe duke mbledhur 450kg plehra vetëm nga një plazh prej 60 m2. Sektori konsullor shpreson që ky veprim modest të ndihmojë në forcimin dhe përmirësimin e komunitetit që ata e quajnë shtëpinë e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.