Shumica(klikimet) përcakton Faktin/Akuza dhe ankesa ndaj Youtube për ngjarjen e Las Vegasit

Postuar në 05 Tetor, 2017 13:40

Edhe masakra e Las Vegasit mplekset në lojërat e botës dixhitale dhe politikat e Google. Gazeta “The Guardian” raporton se të mbijetuarit e masakrës ku mbetën të vrarë 58 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë, por edhe familjarë të viktimave janë shumë të irrituar me platformën “Youtube”, e cila sipas tyre ka promovuar videot që e cilësojnë ngjarjen një mashtrim. Miliona klikime mbi disa video që kanë vetëm pak ditë që janë postuar, pasi edhe ngjarja është shumë e freskët.

“Las Vegas shooting videos”, nëse kërkon me këtë togfjalësh Youtube të çon te videot që e shohin ngjarjen si të simuluar nga forcat e rendit. Gazeta ka marrë në intervistë familjarë viktimash që pohojnë se ngjarja është e vërtetë, se të afërmit e tyre kanë vdekur, kanë komunikuar paraprakisht me sms se po qëllohet me armë etj.. Ngjan si një luftë absurde mes dy realiteteve që ndërmjetësohen nga platformat online dhe predominimi i logjikës se shumica përcakton faktin.

Akuza ndaj Youtube nuk ishte e vetme. Anksa pati edhe ndaj Google dhe Facebook, që u akuzuan se po promovonin faqe e krahut të djathtë që shkruanin se qitësi ishte një demokrat që I kundërvihet Trump. Pas këtyre kundërshtimeve qëndron ideja se simulimi I masakrave të tilla lidhet me politikën e kontrollit të armëve që është temë e nxehtë debati në një vend si SHBA që lejon përdorimn dhe tregëtimin lirë të armëve.

https://www.theguardian.com/us-news/2017/oct/04/las-vegas-shooting-youtu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.