Iran-Turqi: Çdo masë e mundshme kundër pavarësisë kurde. Khamenei: “Synohet krijimi i një Izraeli të ri”

Postuar në 04 Tetor, 2017 23:35

Duket se po jetojmë në kohën e antireferendumeve. Katalonja është një rast që po menaxhohet brenda suazës europiane, por referendum i kurdëve në Irak rrezikon të shpërthejë në një konflikt të armatosur që mund të përfshijë disa shtete.

Kundër kurdëve formalisht janë edhe amerikanët në këtë lëvizje, ndonëse ata janë aleatë me njëri-tjetrin dhe duket disi e pabesueshme që kurdët të kenë vepruar për llogari të vet. Në realitet kundër aspiratës së kësaj popullsie janë Irani dhe Turqia, dy vendet kryesore joarabe në Lindjen e Mesme.  

Ky qëndrim u theksua edhe më tej gjatë një takimi mes liderit suprem iranian Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Teheran.

SHBA dhe fuqitë e huaja janë të pabesa dhe po përpiqen të krijojnë një Izrael të ri në rajon…Vota kurde në Irak ishte një akt tradhëtie kundër rajonir dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Lindjes së Mesme. Irani dhe Turqia duhet të marrin çdo masë të mundshme kundër kësaj lëvizjeje dhe qeveria e Irakut, po ashtu duhet të marrë vendime dhe veprime serioze”, tha Khamenei, i cituar nga mediat iraniane.

Erdogan ka nënvizuar nevojën e një “aleance të fuqishme mes Iranit dhe Turqisë”. Ai ka kërkuar që Teherani dhe Ankaraja të ndërmarrin veprime të përbashkëta kundër kurdëve duke shtuar se SHBA, Franca dhe Izraeli qëndrojnë pas shpërbërjeve të vendeve në Lindjen e Mesme, thjesht për përfitime të tyret.

http://www.presstv.com/Detail/2017/10/04/537485/Iran-Ayatollah-Khamenei-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.