Heshtja e Europës demokratike ndaj dhunës në Spanjë

Postuar në 01 Tetor, 2017 21:17

Referendumi i Katalonjës ka nxjerrë në pah edhe pasigurinë e Europës së bashkuar. E trumbetuar pas fitores së Trump dhe Brexit si kampione e liberalizmit, kështjellë e demokracisë, Europa e Merkel dhe ndoshta edhe Macron, sot ka heshtur për dhunën e ushtruar nga policia spanjolle. Është një dhunë që siç mund të shihet nga pamjet ka brenda edhe sentimentin e spanjollit ndaj katalonjasit, përveç se ndjenjën e detyrë.

Autoritetet e Katalonjës bënë thirrje që Europa të reagojë dhe të dënojë dhunën brutale, por të ashtuquajturit liderë europianë kanë preferuar heshtjen. I vetmi që ka reaguar është kryeministri belg, Charles Michel, i cili ka deklaruar se “dhuna nuk mund të jetë kurrë përgjigja”. Një postim në rrjetet sociale e ka bërë edhe ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt që ka shprehur indinjatën e tij për atë që ka ndodhur sot në Katalonja.

Bashkimi Europian është njoftuar zyrtarisht për situatën e ndodhur nga ministri i Jashtëm katalonjas, Raül Romeva, por nuk ka patur një përgjigje. Më herët, kreu I Komisionit Europian, Juncker është shprehur se Komisioni do të njohë referendumin e Katalonjës, nëse ai vjen në përputhje me dispozitat e Kushtetutës spanjolle, e cila është e qartë se nuk e lejon një gjë të tillë. Gazeta britanike “The Guardian” citon edhe kryebashkiaken e Barcelonës, Ada Colau, e cila është kundër shkëputjes së Katalonjës, por e cila ka deklaruar se të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen dhe se ata duhet të lihen të shprehin mendimin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.