Iraku thirrje kurdëve të “fshijnë” referendumin
Dy ditë pas referendumit për pavarësi të organizuar nga autoritetet kurde në veri të Irakut, parlamenti irakian miratoi një rezolutë që i bën thirrje kryeministrit Haider al-Abadanit për të dërguar trupa në qytetin e kontestuar të Kirkukut dhe të mbajë në mbikqyrje puset e naftës.
Kirkuk i përkiste territorit të qeverisjes lokale kurde, por u qeveris nga Bagdadi deri në verën e vitit 2014, kur ra në duart e shtetit islamik. Luftëtarët kurdë (Peshmerga) e çliruan atë, duke i penguar xhihadistët që të kapnin puset e naftës.
Të mërkurën pasdite, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kurdëve njoftoi rezultatin përfundimtar të referendumit. Siç pritej, "po-ja" për krijimin e një shteti të pavarur mbizotëroi me 92.7%. Popullata kurde e qytetit mori pjesë në referendumin e së hënës, edhe pse minoritetet arabe dhe turkmenët kryesisht e abstenuan. Duke folur nga Parlamentit i Irakut, dje Abadan i beri thirrje Barzanit për të fshirë referendumin në qoftë se dëshiron të fillojë një proces të dialogut me qeverinë qendrore. Nga ana e saj, Turqia vazhdon stërvitje ushtarake pranë Kurdistanit, duke kërcënuar me ndërhyrje ushtarake.
Add new comment