BE forcon kufijtë e brendshëm

Postuar në 28 Shtator, 2017 08:42

Komisioni Europian ka propozuar dje disa ndryshime ligjore që prekin lëvizjen e lirë në hapësirën Schengen. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni njofton shtetet anëtare për masat që propozohen për të shmangur në maksimum kërcënimet për sigurinë publike.

Duke iu referuar neneve 25 dhe 27 të Kodit Kufitar të Schengen, Komisioni rekomandon që afati për ushtrimin e kontrolleve të brendshme, pra në kufijtë mes shteteve anëtare të zgjatet nga 6 muaj në një vit. Duke patur të drejtën e shtyrjes 3 herë në maksimumin e kohës së aplikimit të kësaj mase deri në 2 vjet.

Komisioni thekson disa herë se kontrollet në kufijtë e brendshëm duhet të jenë një masë e fundit që ndërmerret nga shtetet anëtare kur ato kanë nevojë dhe duhet të mos cenojnë, apo të kufizojnë ndikimin në lëvizjen e lirë. Po kështu, KE-ja u kërkon shtetev anëtare që të pranojnë Rumaninë dhe Bullgarinë, e mandej Kroacinë, kur të përmbushë kriteret, si anëtare me të drejta të plota në Schengen, nisur nga kapaciteti dhe aftësia e treguar nga këto dy shtete për të siguruar kufijtë e jashtëm të BE-së.

Masat e fundit prekin patjetër edhe lëvizjen e qytetarëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve shfrytëzojnë porta si Greqia apo Italia për të depërtuar mandej në Perëndim, në vende si Franca dhe Gjermania, apo Holanda. Nëse propozimet e KE-së do të miratohen, atëherë çdo vend mund të vendosë kontroll policor për udhëtarët, pavarësisht se vijnë apo jo nga jashtë apo brenda hapësirës Schengen. Shqipëria është ndër vendet që është në mënyrë direkte objektiv i kësaj mase, përderisa për të zgjidhur problemin e fluksit të lartë të azilkërkuesve, ajo pranoi të vendoste në pikat e kalimit kufitar policë gjermanë dhe tani së fundmi edhe francezë.

http://www.statewatch.org/news/2017/sep/eu-com-schengen-security-freedom...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.