schengen

BE forcon kufijtë e brendshëm

Postuar në 28 Shtator, 2017 08:42

Komisioni Europian ka propozuar dje disa ndryshime ligjore që prekin lëvizjen e lirë në hapësirën Schengen. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni njofton shtetet anëtare për masat që propozohen për të shmangur në maksimum kërcënimet për sigurinë publike.

Duke iu referuar neneve 25 dhe 27 të Kodit Kufitar të Schengen, Komisioni rekomandon që afati për ushtrimin e kontrolleve të brendshme, pra në kufijtë mes shteteve anëtare të zgjatet nga 6 muaj në një vit. Duke patur të drejtën e shtyrjes 3 herë në maksimumin e kohës së aplikimit të kësaj mase deri në 2 vjet.

Schengen, do të regjistrohen të gjithë që hyjnë

Postuar në 12 Mars, 2016 15:42

Europa do të regjistrojë çdokënd që hyn dhe del në territorin e saj. Dhe të dhënat do t’i ruajë në një bazë të dhënash. Kjo po quhet si rregulli i ri i Schengen, hapësira e lëvizjes së lirë e cila po vihet seriozisht në diskutim për shkak të fluksit të refugatëve. Shkak kryesor gjithsesi nxirret terrorizmi, që ka marrë tjetër vëmendje pas sulmeve në Bataclan në Paris. “Ne duam të dimë kush vjen”,tha ministri i Brendshëm gjerman De Maziere.

Subscribe to RSS - schengen