Jo vetëm rusët në zgjedhje - Google në ndihmë të kancelares

Postuar në 21 Shtator, 2017 10:42

Një tjetër botë po depërton realitetin politik dhe social e cila do të mund të rroket mirë në një të ardhme. Akuzat për ndëryrje apo përzierje të rusëve në zgjedhjet amerikane, janë në thelb një skemë konvencionale, pse jo klasike e duelit politik mes dy vendeve antagoniste. Por në zgjedhjet gjermane, akuza po shkon drejt Google, motori i kërkimit kryesor në botën e internetit.

Në një shkrim të vetin, revista gjermane, “Spiegel” shkruan për Alternativën për Gjermaninë, parti e krahur të djathtë, menaxheri i fushatës të së cilës, Thor Kunkel, akuzon hapur Google, për sabotim të fushatës.

Partia mori si këshilltare për fushatën një firmë nga Teksasi SHBA-së, “Harris Media advertising agency”, e cila është e kualifikuar për përhapjen e mesazheve kontroversale dhe klientë ndaj të cilëve rëndon paragjykimi. Donald Trump, apo Fronti Nacional në Francë, janë dy prej tyre. Por ApG-ja ankohet se fushata publicitare e saj po bllokohet nga Google, ndërkohë që sipas përfaqësuesve të saj, me platforma të tjera nuk ka patur probleme.

Facebook dhe Twitter po e trajtojnë ApG-në si klient normal. Por Google po na saboton, duke krijuar një disavantazh krahasuar me konkurentët tanë politikë”, shprehet Kunkel. Kjo ka shumë rëndësi, pasi siç shkruan revista, “këto janë zgjedhjet e para gjermane ku marketing online luan një rol kaq të madh”. Thuajse të gjitha partitë për reklama në Google dhe platforma të tjera.

ApG-ja krijoi një faqe online kushtuar vetëm goditjes politike të kancelares Angela Merkel, ku përfshihen tallje, akuza, karikatura, fotomontazhe etj.. Faqja menaxhohet nga “Harris Media” sipas kërkesave të strategjistëve të ApG-së, por popullarizimi I saj është penguar nga Google, një nga kontrollorët e trafikut në rrjet. Kjo rezulton nga e-mailet e shkëmbyera mes kompanisë në fjalë dhe
Google’s AdWords Team”, që siç shkruan revista ka pare përmbajtjen e tyre. Partia e krahut të djathtë ka vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për të krijuar përmbajtje publicitare anti-Merkel që do të shpërndaheshin në kanalet publicitare të Google, mes të cilave banera dhe spote në Youtube. Ajo po ashtu bleu të drejtat për kërkimin e termave në Google përfshirë “Angela Merkel” dhe “Kanzlerin Merkel”, fjala gjermane për “kancelare”.

Siç konstatohet, java e fundit e fushatës nuk ka sjellë atë që pritej dhe për të cilat u investua. Trafiku nuk u orientua dot drejt faqes në fjalë, pavarësisht investimit. Në fakt Google ka nisur drejt ekipit e-maile me mesazhin “problem i raportuar”, ose “reklama e refuzuar”. Arsyetimet e Google nuk kanë qenë asnjëherë të njëjtat, ndërkohë që në një e-mail të fundit, Google pranoi të zhbllokonte tekstin e një spoti, por jo videon dhe banerin, që besohej se ishin me “përmbajtje të rrezikshme dhe degraduese”.

Përvoja e “Harris Media” në SHBA është krejt e ndryshme, në raste të ngjashme ajo e ka zgjidhur problemin për 24 orë. Janë këto sjellje dhe ky mur bllokues nga motori i kërkimit që ka nxitur përfaqësuesin e ApG-së të dalë në konkluzionin se “Google po ushtron ndërhyrje të papranueshme në formimin e opinioneve politike në Gjermani”. Sipas Kunkel, Google refuzoi të zhvillonte takim me përfqësues të partisë, ndërkohë që Facebook pranoi dhe dërgoi përfaqësues të nivelit të lartë.

Partia deklaron se planifikon bojkotin e Google dhe një mënyrë për këtë është tërheqja e miliona dollarëve nga ky motor dhe transferimi në Facebook. Ky i fundit e ka zgjidhur dilemën “etike” të Google me një përgjigje të qartë për revistën: “Facebook është një platform politikisht neutrale dhe është e vlefshme si kontakt për të gjitha partitë që janë në fushatë në Gjermani”.

Pas shkrimit Google reagoi duke hedhur poshtë akuzat e ApG-së duke nxjerrë si argument se “të gjithë reklamat i nënshtrohen një procesi rishikimi automatik”. Në fakt kjo është të fshihesh pas gishtit. WikiLeaks nxori para pak kohësh e-maile mes përfaqësuesve të kompanisë dhe Hillary Clinton përmes të cilave propozohej ndihmë për fushatë. Po kështu Google ka dalë në media për ndihmën që ka dhënë për Pentagonin në Lindjen e Mesme, çka e implikon neutralitetin e saj në një botë kur të dhënat kryesore po transferohen drejt kompanive si ajo.

http://www.spiegel.de/international/germany/afd-accuses-google-of-sabota...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.