E bukura dhe estetikja në evolucionin njerëzor: Femrat e çarmatosën mashkullin

Postuar në 15 Qershor, 2017 09:21
Intervistoi: Johann Grolle

Një intervistë shumë interesante për “Spiegel” e Richard Prum, ornithologjist dhe kurator në Muzeun “Peabody” të Historisë së Natyrës në Univbersitetin e Yale. Zogjtë, jeta e tyre seksuale dhe veçanësia befasuese e rosave…por edhe e bukura në evolucionin e njeriut.

Profesor Prum, mes të gjithave mrekullive të natyrës ju frymëzoheni nga seksi i rosave. Pse?

Për një kohë të gjatë kam qenë i mahnitur nga jeta seksuale e zogjve. Por ndoshta nuk ka një specie tjetër ku konflikti i thellë seksual mes mashkullit dhe femrës është kaq i hapur sa te rosat.

Dhe ju nisët të studioni gjenitalet e tyre?

Jo, ishte më e thjeshtë se kaq. Ishte një studente kandidat për doktoraturë që po kërkonte të bënte diçka dhe ishte e interesuar në studimin e gjenitaleve. I thashë vetes: Dakord, nuk patur ndonjëherë kërë qëllim për zogjtë më parë. Si rrjedhojë, ne studiuam seksin e rosave në mënyrë intensive për 6-7 vjet.

Çfarë ju befasoi më shumë?

Oh, kishte shumë supriza. Më e pakta që kishim gjithë këto përshkrime për gjenitalet e rosës dhe kur pamë veten pyetëm: Nuk ka thuajse asgjë për parë. Si mundet vallë? Kështu ne zbuluam dhe gjenitalet e rosave reduktohen dhe rriten çdo vit, pra një penis 10-15 cm në verë, do të reduktohet në më pak se 1 cm në dimër dhe do të rikthehet sërish vitin tjetër.

Kjo është pjesë e konfliktit seksual që përmendët më parë?

Po në fakt. Zgjedhja e partnerit vjen e para. Në dimër meshkujt zhvillojnë këto paraqitjet e tyre dhe femrat zgjedhin një që pëlqejnë më shumë. Sepse, paralel me evolucionin e sjelljes prezantuese të meshkujve, femrat kanë përpunuar preferencat e tyre për to. Ne e quajmë këtë “ko – evolucion”.

Deri këtu kjo ngjan harmonike.

Po kështu është. Çiftet rrinë së bashku deri sa vezët ngjizen dhe femrat inkubojnë. Konflikti vjen më pas. Sepse tani disa meshkuj ndjekin një strategji alternative çiftimi që konsiston në kopulimin me dhunë. Për këtë ata përdorin penisin e tyre që është rritur sërish tashmë. Ky penis është një strukturë shumë bixarre. Dridhet në sens kundërorar dhe ereksioni ndodh në më pak se një gjysmë sekondi. Ereksioni, penetrimi dhe ejakulacioni te rosakët është një ngjarje e vetme dhe ndodh shumë shumë shpejt.

Si regojnë femrat?

Është shumë interesante. Sigurisht në planin afatshkurtër, femrat vrapojnë për t’i shpëtuar kopulimit me forcë. Por në një plan më afatgjatë rosat bashkëevoluojnë morfologji vaginale që kanë si qëllim parandalimin e penetrimit me forcë – një lloj rruge qorre dhe disa spirale me sens orar që kanë një asimetri me formën e penisit. Këto janë literalish mekanizma anti-penetrues.

Pse gjithë kjo përpjekje? Nuk do të ishte më e lehtë thjesht të dorëzohesh ndaj sulmit të agresorit?

Pët të kuptuar këtë duhet të konsideroni mekanizmat evolucionarë që shtihen në punë: nëse femra gjen partnerin që pëlqen, atëherë fëmijët e saj do të trashëgojnë kokën e gjelbër dhe atë kuak – kuakun, të gjitha këto manifestime që ajo i pëlqen kaq shumë. Dhe derisa të gjitha femrat kanë ko-evoluar për të preferuar këto tipare, pasardhësit meshkuj të saj do të jenë shumë të suksesshëm dhe ajo do të ketë shumë nipër dhe mbesa prej tij. Por nëse ajo fertilizohet me forcë, atëherë një mashkull rastësor do të jetë babai i fëmijëve të saj që do të thotë se pasardhësit e saj me shumë pak gjasë do të trashëgojnë tiparet tërheqëse që ajo dhe femrat e tjera pëlqejnë. Kjo do të thotë më pak pasardhës të brezit të dytë. Për këtë arsye evolucioni do të favorizojë çdo mutacion që i lejon asaj të ketë shansin e zgjedhjes së vet – p.sh duke mbrojtur vaginën e saj kundër seksit me dhunë.

Po thoni që natyra punon në mbrojtje të të drejtave të femrave?

Mund ta themi edhe kështu. Autonomia seksuale ka rëndësi për kafshët. Nuk është thjesht një ide politike e shpikur nga feministët, por një tipar evolucionar i specieve sociale.

Me fjalë të tjera, natyra e krijoi seksin që është i përqendruar në autonominë dhe tjetrin që është i përqendruar në dhunë – një seks i mirë dhe i keq?

Drejt e keni thënë. Në botën tonë, ne e asociojmë dhunimin e autonomisë me abuzimin e pushtetit. Por kjo nuk do të thotë që se mes rosave ka standarde etike si ato mes njerëzve. Femrat nuk janë për trashëgimi seksi më etik, por është fakt se ka diçka te riprodhimi I femrës që kufizon abuzimin potencial të pushtetit seksual.

Në një farë mënyre duket se zogjtë janë veçanërisht të suksesshëm në arritjen e autonomisë seksuale. Mes tyre, zgjedhja e partnerit nga femra është më e zakonshme sesa mes kafshëve të tjera. Pse?

Për një arsye shumë të thjeshtë: në ndryshim nga rosat, 97% e zogjve nuk mund të fertilizohen me dhunë, sepse meshkujt nuk kanë penis. Kopulimi në shumicën e zogjve arrihet me një puthje të kloakalit, një takim mes dy vrimave për sekretimin e jashtëqitjes dhe urinës(orifice). Kështu që të fertilizohen, femra duhet të marrë spermën që do të thotë se ajo ka kontroll të plotë mbi zgjedhjen e saj seksuale. Meqë ra fjala, unë mendoj se kjo është arsyeja se përse zogjtë janë kaq të bukur. Derisa kanë lirinë e zgjedhjes, femrat përshfaqin preferencat e tyre estetike. Dhe si një rezultat i këtyre preferencave, meshkujt zhvillojnë ornamente mahnitëse.

Po për njerëzit? A buron konceptimi ynë për të bukurën nga zgjedhja e partnerit?

Jam i sigurtë që kështu ndodh. Sokrati ishte i interesuar për Erosin si burim i artit dhe bukurisë, por është e rëndësishme të mbajmë parasysh se sensi ynë i estetikës u rishpik gjatë evolucionit njerëzor. Sepse duke parë në jetën e shimpazeve dhe gorillave, të afërmit tanë më të ngushtë, nuk shohim shumë evidenca të zgjedhjes seksuale. Te shimpazetë, meshkujt do të ndjekin çdo shans seksual dhe femrat do të pranojnë çdo kërkesë që u bëhet.

Dhe sepse shimpazetë nuk diskriminojnë seksualisht ato nuk kanë sensin e të bukurës?

Po, mendoj se jetët e tyre në thelb janë të privuara nga estetika.

Si ndodhi ky transformim – kur hyri e bukura në botën tonë njerëzore?

Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’iu përgjigjur. Por vetë shtrimi i saj përfaqëson progres substancial. Nëse i hedh një sy teksteve të biologjisë do të shihni se zgjedhja e partnerit thuajse mungon tërësisht në to.

Mendoni se më shumë gjasë ka që ishin meshkujt apo femrat që prezantuan zgjedhjen e partnerit në evolucionin e njeriut?

Fllimisht ishte femra, sigurisht. Meshkujt nuk kishin nevojë të ishin të zgjedhur deri në kohën kur ata do të merreshin akivisht me edukimin e pasardhësve të vet. Dhe kjo ndodhi shumë, shumë vonë.

Cilat mendonin se ishin kriteret e zgjedhjes nga femra asokohe?

Nuk e dimë me siguri, por sugjeroj se ornamenti kryesor i mashkullit të cilin femrat e zgjidhnin ishte personaliteti social në vetvete.

Që reduktohet në pyetjen: a më pëlqen ai?

Pikërisht. Dhe kjo na çon në aspekte të personalitetit që ne zakonisht nuk i imagjinojmë si ornamente seksuale si humori, empatia apo aftësia për të kuptuar mendjen e dikujt tjetër.

Ju mendoni se ishin vlerat esenciale më shumë sesa pamja e jashtme që vlente?

Më lejoni tu them diçka për pamjen e jashtme. Një tipar që mendoj se u transformua nga zgjedhja e partnerit nga femra është reduktimi i dhëmbit të qenit. Është shumë e dukshme se meshkujt e specieve primate të tjera kanë në gojë armë vdekjeprurëse të cilat te njerëzit mungojnë. Dhe pyetja që shtrohet është: nën cilat kushte meshkujt dorëzojnë armët e tyre? Më besoni, në SHBA ne e dimë sesa e vështirë është ta zgjidhësh këtë çështje. Por në pikëpamje evolucionare, ka një përgjigje më të thjeshtë: kur mbajtja e armëve bëhet jo seksi.

Po sugjeroni që femrat tërhiqeshin nga dhëmë më të vegjël?

Po, dhe madje mendoj se që këtej vjen edhe buzëqeshja jonë. Është një simbol seksual që reklamon një gjendje çarmatimi.

Mendoni se aftësia jonë për të rënë në dashuri ishte një tjetër risi në evolucionin njerëzor?

Po, unë mendoj se dashuria seksuale ka evoluar në mënyrë të dallueshme te njerëzit dhe nuk ekziston në majmunë të tjerë. Por ndoshta ne ndajmë me ta emocionin e dashurisë mëmësore për fëmijët dhe me gjasë mekanizma shumë të ngjashëm hormonalë mund të vihen në veprim edhe tek ata.

Po zogjtë? Disa çifte duket të angahzohen në lidhje shumë të thella, që zgjasin gjithë jetën?

Nuk mund ta them me siguri. Por nuk do të ishte e pabazë të spekullohej se disa lidhje që zgjasin gjithë jetën mes zogjve, mund të jenë të ngjashme me atë që ne e përjetojmë si dashuri. Ky është problemi me të gjitha përpjekjet e tanishme për të përshkruar biologjikisht dashurinë: në tekstet e biologjisë evolucionare, ju do të gjeni të analizuara lidhjet e çifteve në termat e teorisë së lojës. Kush mori më shumë burime, kush po mashtron kë, cila është strategjia e drejtë për të maksimalizuar përfitimin dhe kështu me radhë. Çka do të thotë se në vende se të biem në dashuri ne të gjithë duhet të shkojmë në zyrën e një avokati dhe të përpilojmë marrëveshje paramartesore. Por ciftëzimi njerëzor nuk shkon kështu. Ajo çfarë mungon në këtë analizë të riprodhimit njerëzor është estetika. Dhe është e qartë se nëse dashuria është ndonjë gjë, ajo është një përvojë thellësisht emocionale dhe estetike.

Nga një perspektivë evolucionare sa esenciale ishte sensi I të bukurës për njerëzit modernë? A është kjo forca kryesore që na bëri njerëz?

Nuk do të shkoja kaq larg. Por jam i bindur që zhvillimi i preferencave estetike ishte një prerekuizitë e rëndësishme për evolucionin e njeriut, sepse ishte përzgjedhja seksuale që transformoi mashkullitetin tonë agresiv dhe të armatosur në një formë sociale të pranueshme. Mos harroni: mashkulli mesatar i primatëve është një psikopat fëmijëvrasës që pret momentin e tij. Kurdoherë që një mashkull babuin fiton kontrollin mbi një grup femrash, gjëja e parë që do të bëjë është të vrasë të gjithë fëmijët në gji, sepse kjo i jep atij një mundësi seksuale. Përndryshe ai do të harxhojë shumë kohë duke ushqyer fëmijët e një tjetër mashkulli.

Dhe femrat i detyruan ata të heqin dorë nga ky zakon i keq duke zgjedhur meshkuj me natyrë më të mirë?

Po. Mendoj se zgjidhja e problemit të fëmijëvrasjes ishte pengesa më e madhe në evolucionin e njeriut. Vrasja e të vegjëlve është burimi kryesor i vdekjes mes gorillave dhe shimpazeve të sapolindur. Rreth 30% e të gjtha vdekjeve të tilla janë rezultat I vrasjes nga meshkujt. Nga ana tjetër, çdo gjë që është e veçantë për biologjinë njerëzore kërkon investime më të mëdha në një fëmijëri më të gjatë – qoftë kjo njohuri komplekse, gjuha, kultura dhe teknologjia. Asnjë prej këtyre nuk do të kishte qenë e mundur të evoluonte nëse një pjesë e madhe e fëmijëve të sapolindur do të ishin asgjësuar si pasojë e dhunës seksuale.

Si e zgjidhën femrat këtë problem?

Njësoj sit e rosat. Mes shumë varieteteve të preferencave të reja që mund të shfaqen mes femrave, evolucioni favorizon ato që përmirësojnë autonominë seksuale të femrës dhe redukton kontrollin seksual të mashkullit. Dhe kështu ndodh që armët e mashkullit u hoqën mënjanë dhe sjellja dominuese mashkullore u dobësua.

Dhe që nga ky moment e më pas nuk kishte më pengesa për të pushtuar planetin?

Një gjë është e sigurtë: zgjidhja e problemit të fëmijëvrasjes është një nga arsyet kryesore që njerëzit kanë arritur të dominojnë planetin, ndërkohë që gorilla dhe shimpazetë po zhduken në xhunglat e Afrikës.

Përkthimi: ResPublica

Me shkurtime nga: http://www.spiegel.de/international/ornithologist-richard-prum-on-duck-s...

(përditësuar)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.